Nëse është e vërtetë, Argjentina futet në kaos total: trajneri Horge Sampaoli rrezikon të lërë drejtimin e Argjentinës për shkak se akuzohet për ngacmim seksual dhe tentativë përdhunimi.
Gjithçka është zbuluar në një emision radiofonik nga gazetari Gabriel Anejo, i cili ka deklaruar se trajneri i Argjentinës ka tentuar të përdhunojë një kuzhiniere në ambientet e Federatës Argjentinase të Futbollit.
Kjo e fundit ka dashur të bëjë denoncim, por është këshilluar të mos flasë para Kupës së Botës, ndërsa mendohet se edhe te paguar për të heshtur.
Një histori e çuditshme, sepse në media flitet për skandal, por ka edhe dyshime, pasi gazetari që akuzon nuk i ka për herë të parë histori të tilla bombastike dhe më parë ka akuzuar edhe Lavecin se pi hashash.