Gonzalo Higuain e di që derbi mund të jetë ndeshja perfekte për t’u zhbllokuar. Me fanellën e Juventusit, “Pipita” ka shënuar tre gola në dy ndeshje me Torinon. Dhe për të shkuar në kërkim të golit që të ndalë rrjedhën negative sezonale, që është e “ngrirë” në kuotën e dy golave në shtatë ndeshje zyrtare, sulmuesi argjentinas ka kërkuar mbështetjen e tifozëve bardhezinj.
INSTAGRAM – Dhe, përmes një postimi në rrjetin social, “Instagtam”, Higuaini ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve, edhe të atyre që e kanë kritikuar kohët e fundit. “Jemi gati për nesër. Kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve për të fituar këtë ndeshje. Ne i presim të gjithë tifozët tanë nesër në stadiumin “Allianz””, ka qenë statusi i postuar në rrjetin social nga ana e “Pipita”-s.