Të premten Spanja do të debutojë në Botërorin rus dhe në këtë moment flitet vetëm për ndryshimin e trajnerit, sepse Lopetegui është pushuar nga puna dhe vendin e tij e ka marrë Hierro.
Një legjendë e futbollit spanjoll, Hierro është një personalitet në ambientin e kombëtares dhe ashtu si Zidan te Reali, pritet të krijojë një lidhje të fortë me skuadrën.
Sot Hierro ka folur për herë të parë si trajner i Furia Roja, duke u munduar të qetësojë të gjithë në lidhje me situatën e krijuar së fundi.
“Një sfidë tërheqëse dhe e bukur. Rrethanat janë të tilla, nuk mund ta refuzoja këtë detyrë. Kemi një grup lojtarësh që luajnë bashkë prej dy vitesh dhe unë kam qenë drejtor teknik, ndaj nuk mund të ndryshojë asgjë në pak ditë dhe nuk ja arsye për të ndryshuar. Ky është çelësi, të ndryshojmë sa më pak deri në ndeshjen ndaj Portugalisë”.
Mesazhi për lojtarët: “U kam thënë që dua t’i shoh në sy, dua që të mos përdorin asnjë justifikim dhe të vazhdojnë punën normalisht për të tentuar arritjen e synimit tonë, fitimit të Kupës së Botës.
” Kam admirim dhe respekt të madh për Lopeteguin dhe i uroj gjithë të mirat. Synimi im të vazhdoj punën e tij, të luajmë futboll të bukur e sulmues, të fitojmë çdo ndeshje duke shënuar shumë gola”.