Po hidhet shorti i Nations League, kompeticioni i ri i UEFA-s, ku gjithë kombëtaret e Europës do të zbresin në fushë të ndarë në grupe, për të luftuar për të fituar një trofe, por sidomos për të çuar 4 kombëtare në Europian.
Sipas rregullores, janë 4 Liga, me kombëtaret më të forta në Europë që janë në Ligën A e kështu me radhë deri në Ligën D. Fituesi i çdo lige shkon në Europian, nëse nuk shkon nga kualifikueset.
Kosova do të përballet në grupin e vet me Maltën, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin, në grupin 3 të Ligës D.
Në rast se Kosova fiton grupin 3, do të ndeshet në gjysmëfinale me një nga fitueset e grupeve të tjera,ndërsa fituesi i finales shkon në Europian.