Hidhet shorti i Champions League, Drita short i shkëlqyer

Short shumë i favorshëm për Dritën në Champions League. Kampionët e Kosovës do të përballen me rivalin nga Andorra, Santa Koloma. Në bazë të rregullores, turi kualifikues në Champions League këtë vit luhet me sistem të ri, me 4 skuadra që përballen në Gjibraltar, me një takim në gjysmëfinale e finale.

Nëse Drita arrin të kualifikohet ndaj Santa Kolomës, në finale do të përballet me fituesen e çiftit, La Fiorita-Linkoln Red, me fituesin që shkon në turin e parë me Champions.

Takimi i parë do të luhet në datën 26 qershor, ndërkohë që finalja luhet në datën 29 qershor. Nëse kalon rivalin nga Andorra, Drita siguron të paktën kalimin në Europa League, edhe nëse mundet në finale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *