Është hedhur sot shorti për fazën kualifikuese të Champions League për femra, ku merr pjesë dhe kampionia e Shqipërisë Vllaznia. Vajzat shkodrane janë njohur me rivalet e tyre, teksa do të ndeshen me skuadrën boshnjake të Sarajevos në ndeshjen e parë më datën 7 gusht në transfertë. Po ashtu në grupin tetë ku ndodhen dhe vajzat kuqeblu do të jenë dhe skuadra e Parnusë e Estonisë dhe skuadra SS Anenii Noi e Moldavisë. Ndeshjet e këtij grupi do të luhet në Bosnje-Hercegovinë.
Grupi 8-të
SFK 2000 Sarajevo (Bosnje-Hercegovinë)
Parnu (Estoni)
Vllaznia (Shqipëri)
SS Anenii Noi (Moldavi)