Ndryshe nga herët e tjera, Kristian Panuçi, për të parën herë, ndoshta i ndjerë i tradhtuar nga futbollistët e tij, ka bërë diçka që ka befasuar të gjithë… Me të mbaruar takimi me Ukrainën, teksa përshëndeti Shevçenkon dhe i uroi fitoren e merituar, sipas asaj që ka mësuar “Sport Ekspres”, ai iu drejtua dhomave të zhveshjes, por vetëm për të marrë sendet e tij sepse nuk ka folur asnjë fjalë me askënd. Asnjë diskutim, asnjë përshëndetje, thjesht ka ikur në heshtje, teksa pikërisht mungesa e zhurmës është ajo që ka dominuar. Lojtarët kanë bërë dush dhe janë veshur duke iu drejtuar më pas hotelit dhe duke mos dhënë asnjë deklaratë për shtyp për televizionin e pranishëm, Supersport.