Hero i momentit te Milani/ Kujton artikullin për Ibrën, Rebiç: Italia kurrë më e vështirë se Bundesliga

Ante Rebiç është kthyer në heroin e Milanit kohët e fundit, ku me golat e tij i ka dhuruar skuadrës italiane edhe pikët e kërkuara në fushën e lojës. Fillimisht u duk se kjo eksperiencë me ngjyrat kuqezi do të shkonte drejt dështimit për shkak të mungesës së golave nga ana e futbollistit, por tshmë situata ka ndryshuar tërësisht.

Sulmuesi kroat po rigjen formën që kishte në kohën kur ishte pjesë e Frankfurtit dhe këtë gjë e pohon edhe vetë. Rebiç tregon se kurrë nuk e ka pasur më të vështirë të luajë në Serie A se sa në Bundesligë, thjesht nuk i është dhënë mundësia e duhur. Gjithashtu tregon edhe çdo të thotë për të që të luash përkrahë Ibrahimoviç, i cili ka qenë edhe futbollisti i preferuar për të.

“Më në fund kam mundësinë të luaj në mënyrë të vazhdueshme dhe të shfaq të gjitha aftësitë e mia. Tani çdo gjë është në rregull. Për mua kurrë nuk ka qenë më e vështirë të luaj në Itali se sa në Gjermani. Thjesht nuk kam pasur mundësinë e duhur. Kur më jepet rasti, në të shumtën e herëve, e shfrytëzoj.

Vetëm pak ditë më parë motra ime më dërgoi një artikull gazette që datonte në vitin 2012. Në të unë shprehesha se Zllatan Ibrahimoviç është lojtari im i preferuar. Është një kënaqësi e vërtetë të luaj me të, të shoh cilësitë e tij dhe të fitoj ekspreriencë nga ai. Na ndihmon të gjithëve shumë”, është shprehur Ante Rebiç./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *