Kanë përfunduar dy sfidat e fundit të javës së 10 në “Abissnet Superiore”. Kukësi është hkamarrë ndaj Egnatias për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Verilindorët kanë mposhtur ekipin e Maganit me rezultatin 2-0. Basha zhbllokoi shifrat në minutën e 53-të, ndërsa më pas ishte Milunoviç ai që shënoi vulosi fitoren në minutat e fundit të kohës së rregullt. Skuadra e Longos merr kështu tre pikë mjaft të rëndësishme, duke shkuar vetëm 1 pikë larg Tiranës kryesuese.
Ndërkohë në krahun tjetër edhe Dinamo ka marrë tre pikët. Nëndetësja kryeqytetase ka mposhtur Kastriotin me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja u vendos nga një supergol i Ibrahimit, i cili tregon klasin e tij nga goditja e dënimit. Shkëmbi mund të marrë frymë i qetë pas fitores së sotme, teksa në rast të një rezultati negativ situata e Dinamos mund të ndërlikohej. Më poshtë gjenden edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport“.
Longo (Kukësi): “Sot ishim gati. Që nga fillimi isha i sigurt që do fitonim ndeshjen. Është hera e parë që më ndodh në Shqipëri. Ishte ndoshta ndeshja më e mirë. Nuk dua të gjykoj arbitrat. Megjithatë nuk e kuptoj pse dy sekonda para se Basha të shtynte topin në rrjetë ai ndaloi lojën. Mund ta linte askionin të vazhdonte. Më pas le të vendoste VAR-i. Këtë nuk e kuptoj. Fituam 2-0 në Kupë, fituam 2-0 sot.“./Sport Ekspres/