“He mo se këta të futbollit”, Duka tregon qasjen e Qeverisë: Le të na japin leje, se i paguajmë ne lekët

Nga Klaudio Ndreca

Armand Duka ka qenë i ftuar në “Syri TV” ku ka folur për situatën e fundit të futbollit në Shqipëri. Më konkretisht është prekur edhe përplasja në distancë që ka komuniteti i sportit me Qeverinë, duke parë braktisjen e këtyre të fundit.

Madje presidenti i FSHF-së është shprehur se do të mbulohen edhe shpenzimet e tamponëve dhe kontrolleve mjekësore, vetëm Qeveria të japi lejen për të rifilluar aktivitetin futbollistik. Gjithashtu duke mos harruar krahasimin me Kosovën, teksa shteti atje ofron 20 herë më shumë para për këtë sektor të sportit.

“Politika shqiptare në përgjithësi thotë dhe e mendojnë: “Hë mo se këto të futbollit”. Nëse do të hapet sot apo duhet të hapet nesër futbolli, duhet të ketë një argument. Duke mos marrë një përgjigje zyrtare nga Qeveria, jemi munduar që t’i bëjmë kërkesat tona nëpërmjet mediave, e duke marrë përgjigje po aty.

Nuk është e vërtetë që Gjermania do ta mbyllë futbollin dhe në datën 18 maj do ta fillojë. Unë mendoj se ne do ta kishim nisur që më herët. Sporti amator i fëmijëve është për mua më i rëndësishëm sesa ai profesionist.

Kush është organi drejtues i sportit në Shqipëri? Thonë për Ministrinë e Arsimit, por atje nuk ka vërtet një organ që është për sportin. Pra kur nuk e kemi në kohë paqje, si mund ta kemi në kohë lufte? Ky është nënvlerësim i Qeverisë karshi futbollit. Ne dalim në emër të një komuniteti që do të ushtrojë pasionin dhe profesionin e tij, se jemi bërë të bezdisshëm në ekrane.

Ne shohim që fasoneritë dhe biznese të tjera po vazhdojnë. Tashmë duhet të mendojnë edhe për sportin. Duhet të vendosin në peshore riskun e infektimit dhe dëmin që shkaktohet. Se nuk ka mundësi që nga përballja mes dy lojtarëve, të qendrojnë për 15 minuta në ekspozim me njëri-tjetrin. Risku është shumë i vogël që ata të infektohen.

Përse duhet ta marrë pagën e luftës një kamarier dhe duhet të përjashtohet një futbollist? Qeveria e ka injoruar dhe ironizuar këtë sport. Ta ironizosh një komunitet të tërë do të thotë se nuk kanë qasjen dhe prespektivën për ta ndryshuar. Le të na japin leje, se i paguajmë ne lekët për kontrollet e lojtarëve dhe tamponat. I mbyllim ne se Qeveria nuk ka lekë, vetëm të na japin leje.

Ne flasim edhe për Kosovën, por e ka 20 herë më të madhe mbështetjen se Shqipëria. Nëse fondi i shtetit te ne është 800 mijë euro, në Kosovë është 15 milionë euro, për të mos vazhduar me vende të tjera”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online