Hasani: Në Iran e di ç’më pret, kam informacion për Sepahanin

Edon Hasani është tashmë një futbollist i Sepahanit në kampionatin iranian dhe pritet të debutojë më 4 janar, në sfidën delikate kundër Pars Jam-it, skuadër e vendit të tretë.

Mesfushori shkodran ka folur për ‘sepahanfc.ir’, duke treguar ambiciet e tij dhe arsyet që e bënë të zgjidhte Sepahanin, ku kanë luajtur me sukses edhe Ervin Bulku e Xhevahir Sukaj.

“Kam folur me ta, kam informacion të mjaftueshëm për Sepahanin dhe e di ç’më pret në Iran. Sepahani është një klub i nivelit të lartë dhe e di që pritshmëritë janë të mëdha, jam i bindur që do të përmirësohem edhe më shumë në këtë ekip”, shprehet Hasani, i cili të premten shijoi fitoren 4-0 ndaj Padideh, me Sepahanin që po i afrohet mesit të tabelës, në një sezon mjaft të vështirë.

Me një trajner si Zlatko Kranjçar, Hasani është i bindur se Sepahani do të rritet: “Një fitore e bukur ajo e fundit, renditja po përmirësohet dhe në fund të sezonit jam i bindur që do të festojmë. I ftoj tifozët e Sepahanit të vijnë në stadium dhe të na mbështetin, falënderoj klubin dhe trajnerin që kanë besuar tek unë, do të jap maksimumin për të ndihmuar skuadrën të arrijë suksese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *