Tirana e ka kthyer “Air Albanian” në një shtëpi të dytë, teksa ky stadium po rezulton shumë fatsjellës për këtë skuadër. Mjafton të theksohet se në këtë vend ka arritur të fitojë dy derbit e fundit ndaj Partizanit, por duke dalë me sukses edhe në ndeshje të tjera.
Nëpërmjet një postimi të fundit në rrjetet sociale, bardheblutë njoftojnë se edhe ndeshjen e fundjavës që e kanë kundër Laçit do ta luajnë në këtë arenë. “Selman Stërmasi” duhet të presë, ndoshta deri në momentin që Tirana të ketë siguruar titullin, pasi stadiumi më i ri i sjellë fat, më shumë tifozë dhe mbi të gjitha më tepër të ardhura klubit. /Sport Ekspres/