Hamburgu ka rënë nga Bundesliga për herë të parë në historinë e vet dhe ka nisur punën për ndërtimin e një skuadre të kthehet menjëherë në elitë.
Natyrisht, duket e lehtë, por buxheti i klubit nuk është i tillë që lejon afrimin e lojtarëve të jashtëzakonshëm, ndaj trajneri Kristian Tic ka biseduar me drejtorin e ri sportiv Ralf Beker dhe është arritur në një vendim befasues.
“Do të punojmë me lojtarët që janë nën kontratë këtu”, ka deklaruar Beker për “Abendblatt”. Kjo do të thotë se do të kthehen në ekipin e parë edhe dy lojtarë “të burgosur” te ekipi U21, Mavraj e Uollas.
Qendërmbrojtësi shqiptar ka disa muaj jashtë skuadre, me vendim të klubit, por duket se drejtuesit nuk e kanë idenë si të menaxhojnë skuadrën, sepse tani e kanë kuptuar se kanë gabuar, pa harruar që Mavraj do të vijojë të paguhet, nëse nuk i vjen asnjë ofertë e rëndësishme.