Halili po përgatit dhuratën e madhe për fundvit, Daja kërkohet në stolin e Tiranës

Largimi i Ahmataj ka bërë që stoli i Tiranës t’i besohet përkohësisht Egbosë. Ndërkohë drejtuesit e klubit bardheblu po shqyrtojnë profilet e trajnerëve të mundshëm të Tiranës. Sipas “Balkanëeb” një pistë që drejtuesit po e mendojnë seriozisht është ajo e Ilir Dajës.

Ky i fundit ka marrë një detyrë të vështirë këtë sezon për të qenë në krye të Skënderbeut, që pas atij dënimi duket i vështirë për tu motivuar. Një rikthim i Dajës në stolin bardheblu është ajo që Tirana do të kërkojë gjatë pushimit të fundvitit. Një “Po” nga trajneri i Skënderbeut do të ishte edhe dhurata më e madhe për ekipin kryeqytetas për festat e fundvitit, pasi Daja e ka dëshmuar shpesh se mund të bëjë arritje në stol./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online