Halili “i kërcënon hapur”: U fola shumë ashpër lojtarëve, do të nis me penalizimet për ata

Tirana ka arritur të thyejë mallkimin në derbi ndaj Partizanit me rezultatin 1-2, ndërsa kërkon që këtë fitore ta ketë si pikë kthesë në kampionat. I ftuar në “Zona Gol”, presidenti i Tiranës, Halili, është shprehur se u ka folur shumë ashpër lojtarëve para kësaj ndeshje.

“Fitorja ndaj Partizanit na shijoi të gjithëve, pasi kishim shumë vite që e prisnim. Ju e keni thënë se merkato është shumë e mirë, kjo që kemi bërë këtë sezon. Por unë jam shumë i pakënaqur me lojtarët, me pikët e grumbulluara deri tani. Në fitoren ndaj Partizanit ishim bashkë si rrallëherë. U kam folur shumë ashpër lojtarëve, duke folur edhe për penalizime, që kam vite pa e bërë. Kështu e morëm atë fitore që na gëzoi pamasë. E kam parë ndeshjen Partizani-Tirana e kam parë dy herë të plotë, ndërsa golin e fundit të Kobina e kam parë shumë herë. Familjarët u përlotën pas golit të dytë të Tiranës. Deri tani jemi marrë me ndërrimin e “gjeneralëve”, pra trajnerëve, por tani do të nisim me “ushtarët”, pra lojtarët. Kush prej tyre do të bëj si dëshiron, do të penalizohet dhe këtu flitet për penalizime të ashpra”, tha Halili. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online