Man City e ka nisur me ritëm të lartë edhe këtë sezon në Premier League. Qytetarët kanë fituar sot me shifrat 4-1 ndaj Ipsëich në javën e dytë të elitës së futbollit anglez. Gjithcka është mbyllur në pak minuta, pavarësisht se miqtë kaluan të parët në avantazh.
Mjafton kombinimi De Bryune-Haland që gjithçka të marrë fund. Në fillim është goli i Haland në minutën e 12, në minutën e 14 është De Bryune që përmbys dhe në të 16, Haland që shënon me asistin e De Bryune. Ndërkohë në minutën e 88, Haland realizon “hat-trick” dhe mbyll historinë e ndeshjes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/