Hakimi mbronte veten, Ronaldo jo shumë/ Zbulohet se sa para do të japë Cristiano Ronaldo nëse ndahet me Georginan

Javët e fundit, Achraf Hakimi ka qenë në qendër të vëmendjes për vendimin e tij për të transferuar paratë në llogarinë e nënës së tij për të mos i dhënë një pjesë të pasurisë ish-bashkëshortes së tij Hibi Abouk për shkak të divorcit.

Nëpërmjet avokatëve të saj, Abouk kërkoi 50% të totalit të aseteve, por aktorja tuniziane u trondit pasi mësoi se bashkëshorti i saj prej shumë vitesh i kishte transferuar paratë në llogarinë e nënës së tij Saida Mouh.

Lojtari i PSG-së gjeti një mënyrë për t’u mbrojtur, por në një farë mënyre u vu në qendër të kritikave sepse Abouk është nëna e dy fëmijëve të tij. Lajmet e fundit thonë se Hiba kërkon 10 milionë euro dhe asi maroken i ofron pesë herë më pak.

E ndërsa Hakimi gjeti një mënyrë për të mbrojtur shumicën e aseteve të tij, nga Portugalia vijnë lajme se çfarë do të ndodhë me paratë në rast se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez ndahen.

Sipas mediave portugeze, Georgina Rodriguez do të merrte më shumë se 35% të pasurisë së Cristiano Ronaldos nëse çifti i famshëm ndahej. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *