“Hajde mirupafshim”/ Reagimi epik i trajnerit të Kukësit, e pyesin sesa rrezikon shkarkimin nga Gjici

Kukësi ka dështuar në dy ndeshjet e fundit, duke e lënë fitoren në minutat e fundit. Verilindorët ndodhen në një moment disi të vështirë sa i përket psikologjisë së skuadrës. Gjici kërkon gjithmonë të fitojë, por këtë herë nuk duhet të ketë gabime të shumta pasi kërkohet me çdo kusht titulli kampion.

Në një video të publikuar nga “Balkanëeb”, trajneri Shpëtim Duro është pyetur nga një gazetar: “A ndihesh i rrezikuar për postin e trajnerit?”. Për të mos shprehur nervat e tij, trajneri i Kukësit e ka shmangur në tjetër mënyrë situatën: “Hajde mirupafshim”. Kështu është shprehur, teksa e ka lënë prononcimin në gjysmë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *