Ish-futbollisti i famshëm serb, i cili ka qenë pjesë e stafit drejtues të Kukësit këtë sezon dhe ka punuar edhe si start në Serbi javët e fundit, tashmë ka vendosur të ndërrojë ambient, ndoshta i lodhur se pritur që të bëhej trajner i parë në Shqipëri, pasi ky ishte synimi i parë i tij.
Ivan Gvozdenoviç la Kukësin pak javë më parë për të nisur një aventurë të re në Jordani. Ish-zëvendëstrajneri i verilindorëve ka zyrtarizuar marrëveshjen me presidentin e Al Faisalin e Amani, diçka që ai e ka njoftuar përmes një fotoje në profilin e tij në “Instagram”. Theksojmë që Al Faisalin e Amanit është 5 pikë larg kreut pas 11 javëve të para në kampionatin vendas. Klubi nga Aman është kampion në fuqi dhe në janar do të luajë në Champions League të Azisë. Pjesë e kësaj skuadre është dhe ish-mesfushori i përfaqësueses së Shqipërisë, Alban Meha.