Guri: Tani uroj që Panuçi t’i hedhë sytë nga Superiorja

Sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri, vijon të shkëlqejë dhe sot hapi e mbylli përmbysjen e Kukësit ndaj Partizanit. Shtatë gola për shkodranin, i cili në 6 raste ka shënuar golin e parë të ndeshjes, duke treguar se është një lojtar shumë i vlefshëm për Kukësit. Pas ndeshjes, në mikrofonin e Supersportit, Guri foli për fitoren, golat, por edhe kombëtaren.

“Pësuam një gol të evitueshëm, për një gabim që i ndodh kujtdo. Në dhomat e zhveshjes folëm dhe thamë se mund t’ia dilnim ta përmbysnim.

“Dy gola sot? Unë jam sulmuesi kryesor i ekipit, po bëj detyrën, ashtu si Bakaj, i cili po shënon shumë.

Nervozizmi i tepruar? Partizani-Kukësi është gjithnjë një ndeshje e nxehtë, edhe terreni i vështirë bënte që ndonjëherë të kishte ndërhyrje të ashpra. Tifozët kanë punën e vet, normale që ka edhe nervozizëm gjatë ndeshjes.

“Goli i tretë, egoizëm i tepruar? Isha në një pozicion shumë të mirë, ishin sekondat e fundit dhe mendova të godisja vetë. E di që do të merrja shumë kritika nëse nuk shënoja.

“Kombëtarja? Uroj që Panuçi t’i hedhë sytë edhe nga kampionati shqiptar, nuk bën keq. Për mendimin tim nuk është kampionat i lehtë, ka cilësi dhe pse jo, mund të ofrojë disa lojtarë për kombëtaren”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *