Guri është thuajse i larguar nga Belgjika, Joseph Akpala i jep dorën e fundit

Nëse më parë kishte sadopak diskutime për vazhdimësinë e Sidrit Gurit te Ostende, tani nuk duket të ketë më. Aventura e sulmuesit shqiptar që shpërtheu te Kukësi, nuk rezultoi ajo e dëshiruara në Belgjikë.

Mediat e këtij vend e kanë cilësuar Gurin si një dështim, ndërsa edhe zgjedhjet e trajnerit e thonë qartë se nuk është më një futbollist i preferuar. Madje edhe në përballjen e mbrëmjes së djeshme, ku u eliminuan nga Kupa pas penalltive ndaj Club Brugge, mes 4 zëvendësimeve që kishte të drejtë trajneri, Gurit nuk iu besua për asnjë minutë.

E si për t’i dhënë dorën e fundit këtij largimi, mendon Joseph Akpala. Ky i fundit ka luajtur më herët edhe në Bundesligë me Werderin, ndërsa ishte pa skuadër. Ostende e afroi menjëherë pasi e pa veten në kushte emergjence në sulm, ndërsa menjëherë në debutimin e 1 dhjetorit ndaj Anderlehtit arriti që edhe të realizonte. Gjithashtu edhe në përballjen e Kupës iu besua nga stoli. Sinjalet janë të qartë, por enigma është e madhe se ku do të vazhdojë karriera e Gurit. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online