Nga Klaudio Ndreca
Andrea Pirlo ka debutuar në mënyrën më të mirë te Juventusi si trajneri i ri i bardhezinjëve. Dora e tij u ndie menjëherë në ndryshimin e skemës dhe besimin e lojtarëve të rinjë, ku padyshim basti me aktivizimin e Kulusevskit nga minuta e parë rezultoi si gjetje ideale. Shpresa e madhe e të ardhmes së Juventusit, por jo të gjithë trajnerët do t’i kishin besuar menjëherë.
Për më tepër vetë Pirlo e kupton më së miri këtë problem, pasi në kohën që u zyrtarizua te Juventusi kishte shumë skepticizëm dhe mosbesim për të. Kur pyetet nga ana e gazetarëve se kë model kërkon të interpretoj mes Guardiolës së Barcelonës dhe Ançelotit të Milanit, pa harruar edhe Conte te Juventusi, Pirlo përgjigjet thjeshtë:
“Do të marri pak kohë. Unë nuk dua të jem “copy paste” i asnjë trajneri tjetër, por të kem modelin tim. Nuk kishim shumë kohë në dizpozicion për t’i treguar djemve atë që duhet të bënin pasi sapo u kthyen nga Kombëtaret. Sa i përket Ronaldos, më duhet të them se nuk ndien lodhje. Në fakt vetë Ronaldo e njeh më së miri trupin e tij. E di momentin se kur duhet ta mbyll dhe kur jo. Po flasim për Ronaldon, varet nga vetë ai, deri kur kërkon që të luajë”, u shpreh Pirlo. /Sport Ekspres/