Të fitosh 4-0 në transfertë dhe të kesh një skuadër qartësisht tepër superiore ndaj kundërshtarit, në teori nuk lë hapësirë për diskutim për ndeshjen e kthimit. Megjithatë, pas suksesit të djeshëm Pep Guardiola bën modestin dhe mundohet ta mbajë Mançester Sitin të përqendruar: “Një rezultat i shkëlqyer. Jemi thuajse të kualifikuar. Champions League është gjithmonë 180 minuta dhe duhet marrë seriozisht ndeshja e kthimit, por është një rezultat i shkëlqyer.
“Ilkaj Gyndogan është një lojtar i jashtëzakonshëm. Sezonin e shkuar na mungoi shumë, sepse ishte i dëmtuar për 6 muaj, ndaj jemi shumë të kënaqur, sepse na ofron cilësi dhe personalitet.
“Jemi ende në shkurt dhe në Premier Ligë jemi në pozita të mrekullueshme, jemi shumë pranë kualifikimit në Champions, jemi në finalen e Kupës së Ligës dhe të hënën do të mundohemi të kualifikohemi për në çerekfinalet e Kupës FA. I marrim ndeshjet një nga një”.