Ibrahimoviç ka treguar se është një lider i vërtet në fushën e lojës, ndërsa një rol të tillë duket se ka nisur ta marrë edhe jashtë fushave të blerta. Sulmuesit suedez nuk i pëlqejnë aspak neglizhimet në fsuhën e lojës apo edhe në seancat stërvitore. Në Itali zbulojnë se 38-vjeçari, pas ndeshjes së shkuar me Torinon, ka marrë veçmas në dhomën e zhveshjes brazilianin Paqueta.
Arsyeja e vetme ka qenë rënia e nivelit të këtij të fundit gjatë ndeshjes. Kështu Ibrahimoviç ka vënë re një ndryshim të lojës së lojtarit Paqueta nga stërvitja gjatë javës dhe asaj çfarë aid ha në fushë kundër Torinos. Kjo ka bërë që një të lindë edhe një debat mes tyre. Suedezi duket se ka folur me tone të larta, duke kërkuar shpjegime nga shoku i skuadrës, i cili ka replikuar më pas. Megjithatë këto tensione besohet të kenë qenë thjesht momentale, pasi nuk raportohet për një krisje në marrëdhënien mes tyre./Sport Ekspres/