Dinamo e Zagrebit po shkon e qetë drejt titullit kampion në Kroaci, sepse që tani është shkëputur frikshëm nga vendi i dytë.
Sot Dinamo fitoi 4-2 në Osijek, në një ndeshje që e dominoi totalisht, duke shkuar deri në 4-0.
Kete radhë nuk mjaftoi as goli i Eros Grezdës, i cili duket se shënon gjithnjë kundër emrave të mëdhenj.
Një paraqitje e mirë e Grezdës, që i ka dhënë një sinjal tjetër Dinamos, klub që e kërkoi në janar, por Osijeku këmbënguli ta mbajë deri në verë, për të shkuar në Europa League. Humbje e sotme e ka zbritur në vendin e katërt Osijekun, sepse fitoi Rijeka.