Zyrtari i Federatës së Futbollit në Kosovë, Bajram Shala, ka dhënë një intervistë në emisionin “Info Klania”. Teksa ka folur për skandalin e ndodhur në mbrëmjen e djeshme kundër Greqisë, ku u sulmuan tifozët shqiptarë dhe u provokuan me flamurin e Serbisë, Shala ka treguar se kishte kërkim falje nga pala kundërshtare.
“Ajo se çka na ka shqetësuar është fakti se si kanë rrjedhur gjërat gjatë ndeshjes sepse deri para ndeshjes gjërat kanë qenë shumë mirë. Gjithçka ka qenë mirë, edhe mikpritja. por gjithçka ka nisur me të filluar ndeshja.
Nuk e kemi pritur që do të kemi një pritje të tillë në stadium marrë parasysh se Greqia ka luajtur tre herë në Prishtinë dhe në këto tre ndeshje ne e kemi pasur stadiumin e mbushur me tifozë dhe nuk e kemi pasur as edhe ekcesin më të vogël
Ne kemi pasur edhe shprehje të keqardhjes edhe nga ana e Federatës së Greqisë. Por, kjo sikur nuk bën punë, pasi jemi përballur me një situatë të tillë”- tha Bajram Shala. /Sport Ekspres/