Grasshoper duket se i ka pikë të dobët shqiptarët, sepse nuk ka si shpjegohet ndryshe që ka aq shumë në skuadër dhe vijon të afrojë të tjerë.
Naser Aliji është në provë dhe mund të firmosë këto ditë, ndërkohë që sot Grasshoper ka firmosur edhe me Gjelbrim Taipin. 25-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e Shqipërisë U21 para disa vitesh, largohet nga St.Gallen, ku kishte shkuar në fillim të sezonit 2017/2018.
Ai ka nënshkruar kontratë 2,5-vjeçare, me shpresën se do të luajë më shumë, edhe për faktin se bashkohet sërish me trajnerin Murat Jakin, me të cilin ka punuare dhe në të shkuarën.
Klubi i njohur zviceran, ku tashmë drejton Murat Jakin, ish-trajneri i Bazelit, ka në gjirin e vet shumë shqiptarë, si Qollaku, Pnishi, Bajrami, Kamberi e Avdijaj.