Skuadra e Granadës ka udhëtuar drejt Kordobës për të zhvilluar testin e parë miqësor të fazës përgatitore. Por në listën e lojtarëve që shkuan në këtë udhëtim, befasia më e madhe ështëmungesa e Myrto Uzunit. Sulmuesi shqiptar vuan nga një mbingarkesë në kofshë.
Ky shqetësim ka shtyrë trajnerin të mos rrezikojë, duke zgjedhur ta lërë në shtëpi futbollistin beratas. Në këtë udhëtim ka munguar edhe kapiteni Viktor Diaz. Megjithatë ky ishte një vendim që pritej, teksa Diazi nuk ishte stërvitur prej disa ditësh për shkak të një problemi në gju./Sport Ekspres/