Kristiano Ronaldos do t’i anulohej goli i fitores ndaj Udinezes. Situata ishte shumë dramatike pasi portugezi shënoi në minutën e fundit dhe menjëherë nisi festën e zakonshme: “Siu”. Duke hequr edhe fanellën nga festa e madhe, Ronaldo do të ndëshkohej me kartonin e verdhë.
Menjëherë pas gjithë kësaj skene që u ofrua në stadium, arbitri mori konfirmimin për të anuluar golin. Portugezi ndodhej në pozicion jashtë loje me rastin e diskutueshëm, ndërsa motra e tij, Elma Averio kishte reagimin e ashpër në rrjetet sociale: “Po të kishe shpatullën time do të ishe brenda. Ju duhet të zëvendësoni vijat e trasha me të mesme. Grabitja filloi”, shkruan motra e Ronaldos. /Sport Ekspres/