“Gota u mbush”! Legjenda e Partizanit shpërthen: Ose të iki Demi me Ramën, ose të largohet Sormani

Partizani ka humbur edhe ndeshjen që ka zhvilluar së fundmi me Teutën, duke dështuar në shifrat 0-1. Pas asaj humbje të thellë 5-1 në derbi, kjo e sotmja ishte pa justifikime me arbitrat dhe kërkon analizë të thellë, ndërsa largohen me 12 pikë nga Tirana e vendit të parë.

Nga ana tjetër është legjenda e të kuqëve, Edmond Dosti që ka shpërthyer në rrjetet sociale. “Presidenti Demi dhe Olsi Rama kanë dy zgjidhje. Ose të dy jepni dorëheqje, ose historia e Sormanit mbaroj se kupa u mbush dhe do të jetë vonë. Durimi i tifozëve u sos”, shkruan Dosti në Facebook. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *