“Sport Bild” raporton se mesfushori i Shalkes, Leon Gorecka, ka rënë dakord për kalimin te Bajerni në fundin e këtij sezoni, por revista “Kicker” nuk është edhe aq e sigurt.
Për lojtarin e kombëtares gjermane kanë interes klube “big” si Reali, Barcelona, Arsenali apo Mançester Junajtid, pa harruar Liverpulin dhe Juventusin. Goreckës i përfundon kontrata në verë, që do të thotë se ai mund të zgjedhë skuadrën e re në janar, 6 muaj para fundit të kontratës, sipas rregullave të FIFA-s.