“Gomez? Jeni të rëndë me këtë pyetje”, Gasperini acarohet me gazetarët: Në një fitore të tillë, nuk flitet për të

Papu Gomez është kthyer në një çështje te Atalanta. Zënka me Gasperinin po i kushton shumë kapitenit të zikaltërve, i cili në ndeshjen e sotme kundër Romës nuk është thirrur nga trajneri italian për ta pasur në dispozicion. Kjo ka shtuar interesin e mediave për të kërkuar më tepër informacion mbi të ardhen e Gomezit.

Por pyetjet mbi lojtarin argjentinas nuk i kanë pëlqyer aspak Gasperinit, cili acarohet me gazetarët. Në një prononcim pas ndeshjes kundër Romës për “Sky Sport”, kreu i pankinës së Atalantas shprehet se një një fitore të tillë me shifrat 4-1 nuk është e drejtë të flitet për Gomezin.

“Rasti Gomez? Unë nuk do të përgjigjem më për Gomez. Në një fitore si kjo nuk është e drejtë të flasësh për të. Është një çështje që do ta rregullojmë me klubin. Nëse një trajner zemërohet është një gjë, nëse një president zemërohet është më komplekse. Pas një fitore si kjo, ju jeni paksa i rëndë për të bërë këto pyetje.

Dje kishte një deklaratë, përfundon atje. Nuk është një lamtumirë për Gomez, madje edhe në Udine ka ndodhur që ai të mos thirret. Për respekt të ekipit është e drejtë që ne flasim për performancën e bërë kundër një kundërshtari të madh”, ka deklaruar Gasperini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *