Goli i shënuar i shtoi pikët në sytë e Murinjos, Marash Kumbulla e nis titullar në Serinë A në derbin shqiptar

Marash Kumbulla shënoi gol në Europa League me Romën kundër Sociedad. Kjo i shtoi së tepërmi pikët e mbrojtësit shqiptar në sytë e Murinjos. Lojtari i Kombëtares kishte shkuar si alternativë e pestë pasi edhe Llorente u preferua para tij.

Kjo i ka garantuar një vend titullari në ndeshjen e sotme të Serisë A me Sasuolon. Marash Kumbulla do të luajë nga minuta e parë, ndërsa nga ana tjetër Nedim Bajrami ndodhet në stol. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *