Goli i parë te Legia dhe trondit traversën! Ernest Muçi shkëlqen, polakët dashurohen me të: Duket niveli i lartë

“Mbajeni mend te Legia, sa herë që të aktivizohet Ernest Muçi në ndeshjet e para do të lërë gjurmë për të shënuar ose për të dhënë asist. Ka një magji me prekjen e parë të topit”. E kush më mirë sesa Arbi Laçi mund ta përshkruante këtë sulmues? Pakkush!

Fjalët e thëna për “Sport Ekspres” marrin menjëherë kuptim në Poloni. Pasi mbylli me sukses testet mjekësore, ish-sulmuesi i Tiranës shkoi për të bërë seancën e parë stërvitore me skuadrën përpara ndeshjes kundër Gornik në kampionat.

Te kampionët polak kishin menduar që të zhvillonin një ndeshje stërvitore mes lojtarëve të ekipit të parë që pritet të jenë titullar dhe atyre që janë rezervë, në pasditen e djeshme. Ernest Muçi realizoi golin e parë në minutën e 48 dhe do të godiste traversën në minutën e fundit, ndërsa ndeshja u mbyll në shifrat 3-0 në favor të ekipit të parë kundër Legia Varashav B.

Mediat polake që e kanë ndjekur më nga afër këtë ndeshje në qëndrën stërvitore shkruajnë: “Muci përpiqej të luante me topin, të shikonte përreth dhe të bënte gjithçka me vetëdije. Në këtë ndeshje do të shiheshin me vëmendje afrimet e reja si Yaxhiboyev, Rusyn dhe Muci. Nga këta tre futbollistë të rinjtë ishte padyshim Muci më i miri. Liri e madhe me topin në këmbë, pasyqrë e mirë e fushës dhe lëviz lehtë. Mund ta shihni fare lehtë se është futbollist i nivelit të lartë”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *