Kristiano Ronaldo u ndje i vjedhur në Beograd, aty ku në momentet e fundit të rrjetës topi i gjuajtur prejt tij përfundon përtej vijës fatale të Serbisë. Por në këtë vendim nuk ishte arbitri Makkelie, i cili e cilësoi këtë si një gol fantazmë, duke i hequr shijen e fitores portugezëve. Kjo sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të yllit të Juventusit, që ka shpërthyer në protesta.
Ronaldo la fushën disa sekonda para përfundimit të lojës, duke hequr e hedhur përtokë shiritin e kapitenit. Sjellja e 5 herë fituesit të Topit të Artë mund t’i sjellë probleme me FIFA-n, e cila mund të pezullojë sulmuesin për gjestin e bërë në ndeshjen kundër Serbisë.
Ndërkohë në krahun tjetër, vetë arbitri kryesor i takimit ka pranuar vjedhjen e bërë në Beograd. Makkelie është kontaktuar nga “A Bola“, ku shprehet: “ Sipas politikës së FIFA-s, e vetmja gjë që mund të them është se i kërkova falje trajnerit Fernando Santos dhe ekipit kombëtar portugez për atë që ndodhi“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/