Kur Argjentina shënoi mbrëmë golin e fitores ndaj Nigerisë, me Rohon që gjeti golin çlirues, në Argjentinë shpërtheu festa, aq më shumë që pak më vonë edhe Kroacia shënoi ndaj Islandës.
Një moment i çmendur, që nuk la indiferent askënd, aq sa në një nga televizionet argjentinase, në transmetim direkt, një emision u ndal nga brohoritjet e gazetarëve.
Moment sikleti për prezantuesit, por më pas u lajmëruan që shënoi Argjentina dhe gjithçka kaloi me humor. Fundja, ia vlen edhe ta ndalësh fare një emision që flet për ndryshimin e kursit të dollarit, kur shënon Argjentina një gol jetik në Botëror, apo jo?