Goditje me peshë e Egnatias në merkato, kthen në Shqipëri edhe Jurgen Goxhën

Një goditje me peshë ka bërë Egnatia në merkaton e verës. Pak minuta më parë është zyrtarizuar afrimi i Jurgen Goxha. Ky lojtar e njeh më së miri Superioren, ndërsa në sezonet e fundit është rritur më tepër pas aventurave jashtë Shqipërisë.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me qendërmbrojtësin Jurgen Goxha.

I cili rikthehet të luaj në Abissnet Superliga pas dy sezonesh në Azerbaijan me skuadra si Sabail e Gabala. Goxha do të jetë pjesë e Egnatias për 3 sezone”, shkruhet në njoftim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *