Një tjetër ekip shqiptar është eliminuar nga Europa. Këtë herë bëhet fjalë për Gjilanin që drejtohet nga Zekerija Ramadani. Kjo skuadër e kishte fituar ndeshjen e parë në shtëpi kundër Liepajas me shifrat 1-0.
Por në transfertë është përmbysur gjithçka, me letonezët që ia dolën 3-1. Dy prej golave të vendasve do të vinin nga 11-metërshat, ndërsa Gjilani i jep fund aventurës së saj në Conference League që në turin e parë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/