Goditja e Can i theu syzet, tifozja: Është një risk që e marrim përsipër

Përpos periudhës së vështirë që është duke kaluar te Juventusi këtë sezon, lojtarit Emre Can i shtohet edhe një incident i ndodhur me një tifoze të bardhezinjve. Ky episod ka ndodhur gjatë kohës kur futbollisti po bënte nxemjen përpara ndeshjes midis Juventusit dhe Sasuolos. Një top i gjuajtur prej këmbëve të tij ka shkuar drejt fytyrës së një tifozeje të ulur në shkallët e stadiumit, që në fund të gjithë kësaj përfundoi me size të thyera.

Ka qenë vetë vajza, Rossella Borneo, e cila me anë të një postimi në “Twitter” ka bërë të ditur gjithçka, ndërsa menjëherë kanë filluar edhe komentet në lidhje me këtë incident. Më pas do të ishte po ajo, që do të justifikonte gjithçka duke u shprehur se këto janë dis rrisqe që çdo tifoz i merr parasysh. “Thjesht doja të buzëqeshja me një fatkeqësi. Ky është rrisku që cilido që shkon në stadium merr përsipër”, ka përmbyllur gjithçka Rossella Borneo.

Por ky postim nuk ka kaluar a u vënë re nga vetë protagonist, Emre Can, i cili i shkrun tifozes juventine për t’i kërkuar ndjesë për këtë situatë aspak të këndshme për të.

“Më vjen keq për topin e së dielës, betohem se nuk e bëra me qëllim një gjë të tillë. A mund të të bëj që të më falësh duke të dërguar një fanellë të nënshkruar të Juves? Më dërgoni një mesazh në mënyrë private dhe ne jemi dakord”, i është përgjigjur mesfushori bardhezi, Emre Can./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online