Me fillimin e pjesës së mbetur të kampionatit, të gjitha skuadrat kanë si synim të jenë të kompletuara. Edhe Kukësi e ka organikën thuajse të plotë, por dëshiron të afrojë edhe kroatin Dejan Glavica. Mesfushori, i cili mund të luajë si në qendër ashtu dhe nga krahët, është preferencë e teknikut Pakult dhe klubi e ka kontaktuar lojtarin. Ai aktivizohet në ligën e dytë kroate.
Në momentin që 26-vjeçari do të shkëpusë marrëdhëniet me Varazhdin, atëherë do të jetë pjesë e Kukësit. Te verilindorët e presin nga momentin në moment një lajm të mirë nga Kroacia. Me ardhjen e Glavicës kuksianët mund ta mbyllin merkaton, sigurisht nëse nuk do të ketë ndonjë goditje të madhe të minutës së fundit.