Gjoka: Kam besim të plotë te Vllaznia

Ernest Gjoka ka nisur punën në stolin e Vllaznisë dhe është prezantuar pasditen e sotme, duke pasuar Armando Cungun, i cili dha dorëheqjen dje. Gjoka është i bindur se Vllaznia ka potencial dhe cilësi për të dalë nga kriza.

“Vij te një skuadër elitare e futbollit shqiptar. Duhet të sistemojmë disa gjëra dhe të dalim nga kjo situatë. E njoh mirë skuadrën, me disa lojtarë kam punuar edhe më parë dhe kam besim të madh te grupi aktual, do t’ia dalim mbanë.

“Kam respekt maksimal për kolegun tim Cungu, të cilin e kam mik. Por kjo punë kështu e ka dhe gjithçka varet nga rezultatet. Për objektivat të shohim në vazhdim, tani për tani duhet të kalojmë momentin e vështirë. Kemi përpara ndeshjen me Partizanin, ku do të luftojmë vetëm për tri pikët.

“Hasani? Kam marrëdhënie shumë të mira, nuk kam pasur probleme asnjëherë.

“Stafi? Te Vllaznia vij bashkë me stafin tim, pasi kështu kam punuar gjithmonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *