Gjoba prej 1 milionë euro i bllon merkaton, reagon presidenti Takaj: Nuk ka asnjë bllokim nga UEFA

Skënderbeut do i duhet të vuajë edhe për një kohë të gjatë dënimin e vendosur nga UEFA, teksa përgjigja që pritej me ankth nga Gjykata Federale e Zvicrës rezultoi negative. Por përpos mospjesëmarrjes në Kupat e Europës, mbi supet e klubit korçar rëndon edhe gjoba prej 1 milionë eurosh. Një shifër kjo që sot u shoqërua me një lajm tjetër të hidhur, atë të bllokimit të merkatos për juglindorët.

Megjithatë, mohimi ka ardhur nga vetë presidenti Ardian Takaj, i cili për “Report TV” thotë: “Jo, nuk ka asnjë bllokim nga UEFA”. Më tej një reagim zyrtar vjen edhe nga klubi i Skënderbeut, që nëpërmjet një postimi në “Facebook”mohon në mënyrë kategorike të ketë bllokim të merkatos si pasojë e gjobës prej 1 milionë eurove.

“Duke marre? shkas nga lajmi i publikuar sot ne? shtypin e shkruar dhe mediat online, KF Ske?nderbeu mohon kategorikisht se ka nje? ultimatum, lete?r apo njoftim zyrtar midis pale?ve pe?r bllokimin e merkatos si pasoje? e gjobe?s 1 milion Euro te? vendosur nga UEFA. KF Ske?nderbeu vijon pune?n intesive pe?r sezonin e ri!“, shkruan klubi korçar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *