Daniele Rugani u bë i pari futbollist që infektohet me Koronavirus dhe kjo solli edhe izolimin e të gjithë skuadrës së bardhezinjve, të cilët nuk do të luajnë kështu as ndeshjen e mesjavës në Champions League kundër Lionit. Vetë mbrojtësi italian reagoi duke i qetësuar të gjithë për gjendjen e tij dhe duke apeluar për të zbatuar masat mbrojtëse.
Ndërkohë shokët e ekipit nuk e ka lënë vetëm dhe këtë e kanë treguar edhe fjalët e Pjaniç. Ky I fundit i jep kurajo Ruganit, si dhe tregon se duhet të shërbejë si një shembull për të gjithë të tjerët që të mos e nënvlerësojnë këtë situatë.
“Duhej të vinte dhe duhej të ishte me zë të lartë për të kuptuar se e kishim gabim. Të mos bëjmë të njëjtat gabime. Dëgjoni nga ai që po e përjeton këtë emergjencë dhe mos e nënvlerësoni. Në fund ka gjithnjë dritë pas natës, por duhet ta kërkosh. Forca Rugani, ne jemi një skuadër edhe në kohëra si këto”, ka shkruar mesfushori Miralem Pjaniç./Sport Ekspres/