Gjithmonë në qendër të vëmendjes, Nemanja Matiç lutet për Shqipërinë

Tërmeti i sotëm që preku Shqipërinë ka bërë që edhe sporti t’i bashkohet dhimbjes së banorëve të cilë kanë përjetuar këtë ngjarje. Federata, klubet shqiptare apo edhe ato jashtë vendit si rasti i Milanit nuk kanë ngurruar të solidarizohen me personat e prekur nga kjo tragjedi.

Por përpos tyre dhe futbollistëve shqiptarë, lutje për Shqipërinë vijnë edhe nga futbollisti serb Nemanja Matiç. Megjithëse në të shkuarën ky lojtar ka hapur polemika në lidhje me çështjen e Kosovës, duke qenë se ekipi i Manchester United shpërndante hartën e Serbisë që përmbante dhe territoret kosovare, në momente të tilla duket se kombësia dhe probleme të tjera politike e etnike nuk kanë më rëndësi.  Futbollisti serb ka shpërndarë një foto në rrjetin e tij social, ku shkruan: “Lutuni për Shqipërinë”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online