Këtë mesjavë u luajt futboll ndërkombëtar edhe në Amerikën e Jugut, me Libertadores dhe Sudamericana (ekuivalenti i Champions dhe Europa League) që po luajnë turet kualifikues.
Barcelona SC e Ekuadorit priste paraguajanët e General Diaz dhe ndeshja ishte e mbërthyer në barazim 0-0, kur një mbrojtës paraguaian fluturoi në kundërsulm dhe doli i vetëm me portierin.
Maksimo Banguera, portieri i Barcelonës dhe kombëtares së Ekuadorit, kreu një ndërhyrje për regbi, duke ia arritur qëllimit, Barcelona nuk pësoi gol. Kujt i intereson kartoni i kuq…