“Gjithçka mbyllet në jetë”, Sarri me mesazh lamtumire nga Napoli!

Mauricio Sarri ende nuk ka dhënë përgjigje për të ardhmen e tij, por sepse duket se do të shkojë drejt divorcit, ashtu si edhe mesazhi i tij pas ndeshjes me Krotonen lë për të kuptuar: “Gjithçka mbaron në jetë dhe është më mirë që të bësh të mbarojnë historinë kur ato janë të bukura. Nuk është se mund të themi ecim përpara dhe provojmë me këtë grup sepse nuk e di nëse ky grup do të mbetet kështu. Kemi futbollistë me klauzolë, të tjerë që i duan top klube. Nuk e di nëse Napoli do t’i mbajë. E ardhmja? Jo direkt te një ekip italian, kujtimi i Napolit dhe këtij populli është i madh”.

De Laurentis – “Sarri qëndron? Pyesni atë…”. Aurelio de Laurentis, pas javës së fundit të kampionatit, nis të përgjigjet për të ardhmen e trajnerit. “Mua më ka thënë gjithmonë të pres. Koha ka skaduar, nuk ka më asnjë datë! Jemi ballafaquar bashkë dhe kemi biseduar mbi këtë çështje. Tani duhet të shqetësohem për një klub si Napoli që prej 9 vjetësh është në Europë. Duhet të vazhdojmë përpara pa frikë dhe pa “sikur”. Profil internacional? Jam unë. Trajner i ri? Nuk është e thënë”.

Pastaj, mbyllja për kampionatin: “Meritonim titullin, por atë të vërtetin e fituam në fushë. Vitin tjetër do të na japin edhe atë falsin. Cikli i mbyllur? Një trevjeçar është i gjatë dhe njerëzit imagjinojnë se diçka do të ndryshojë… Një futbollist, një modul, disa gjëra”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *