Të shtunën në mbrëmje e gjithë bota do të ndalet për të ndjekur finalen e Champions League, mes Liverpulit dhe Realit të Madridit. Një ndeshje fantastike, mes dy ekipesh që luajnë një futboll të bukur dhe shumë sulmues, ndaj interesimi është i jashtëzakonshëm.
Edhe pse me disa probleme në lidhje me koston e lartë të akomodimit dhe të trafikut të rënduar ajror, mijëra tifozë po vërshojnë në Kiev dhe para stadiumit që sot janë grumbulluar shumë tifozë entuziastë, që natyrisht kanë shkuar në Ukrainë edhe për turizëm, përveçse për 90 minutat e ndeshjes së vitit.
Brenda stadiumit janë kryer provat e fundit dhe organizimi është perfekt, nesër pritet një finale spektakolare në çdo drejtim.