Gjithçka e hapur në Kupën e Shqipërisë! Nga derbi te Laçi e Vllaznia, ekipet në lu.ftë për biletën e gjysmëfinales

Teuta është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Shqipërisë, ndërsa ditën e sotme do të mësohen edhe emrat e tre skuadrave të tjera. Gjithçka është hapur në këtë kompeticion, teksa të kualifikuarit do të vendosen në ndeshjet e kthimit. Në orën 13:45 do të luhen paralelisht dy sfida, Laçi-Egnatia dhe Vllaznia-Flamurtari. Kurbinasit kanë barazuar në Rrogozhinë dhe do të kërkojnë kalimin në gjysmëfinale në shtëpinë e tyre. Në krahun tjetër Vllaznia hyn në “Loro Boriçi“ më e qetë, pasi ka marrë një fitore 1-2 në transfertë, megjithëse ky rezultat nuk siguron asgjë.

Ndërkaq, në orën 18:00 vëmendja do të kalojë e gjitha te derbi i kryeqytetit. Partizani pret Dinamon për të përcaktuar kështu fituesin e biletës për në gjysmëfinale. Përballja e parë mes tyre është mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1 dhe sot është momenti për të vendosur kush vazhdon më tej, e kush do i thotë lamtumirën Kupës së Shqipërisë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *