Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Kukësi për trajnerin e ri, por e sigurt është që ai do të jetë i huaj. Presidenti Safet Gjici është marrë personalisht me jetë çështje dhe nuk ka lejuar në asnjë ndërmjetës që të ofrojë trajnere e të zhvillojë bisedime. Emri i zgjedhur prej Gjicit do të zyrtarizohet në ditët e para të vitit të ri, por mësohet se është trajner i huaj dhe gjermanishtfolës.
Ndërkaq, Gjici dëshiron të kompletojë stafin drejtues me një emër të njohur si Nderim Nexhipi. Ish-mesfushori i njohur shihet nga Gjici si njeriu i duhur për të bërë drejtorin e përgjithshëm, por mbi të gjitha do të shërbente si ndërmjetës e përkthyes me trajnerin e ri, sepse Nexhipi ka luajtur për disa vite në Gjermani.
Në fakt, Nexhipi nuk ka vendosur ende dhe po mendohet në lidhje me këtë ofertë, mëson Sport Ekspres.