Presidenti i Kukësit Safet Gjici ka lëshuar mbrëmjen e djeshme një intervistë për Top-Channel, ku ka folur për stadiumin e ri, me marrëveshjen e arritur me qeverinë shqiptare. Gjici zbulon detajet për stadiumin e ri, që do të kushtojë 5 milionë euro dhe do të ketë një kapacitet prej thuajse 10.000 vende: “Kryeministri Rama dha OK për investimin e ndërtimit të stadiumit, me një investim të ndarë përgjysmë mes qeverisë e FSHF-së. Besojmë se do të jetë gati për fillimin e sezonit të ardhshëm”.
Natyrisht, nuk mund të mungonte një mendim për çështjen Skënderbeu, që mund të përjashtohet për 10 vite nga kupat e Europës: “Nuk duhet të gëzojmë nëse një ekip dënohet nga UEFA. Nuk kemi nevojë që të shtyjmë njëri-tjetrin me idenë që dënohet një ekip dhe hajde të gëzojmë ne të tjerët. Megjithatë, nëse e ka merituar, është çështje tjetër pastaj”.